image Pritën më shumë se 2 orë për të marrë vaksinën antiCOVID, gjakovarët kthehen mbrapsht sepse mjekëve u përfundoi orari i punës

Shëndetësi

Pritën më shumë se 2 orë për të marrë vaksinën antiCOVID, gjakovarët kthehen mbrapsht sepse mjekëve u përfundoi orari i punës

news image

Rreth 40 qytetarë të Gjakovës pritën kot më shumë se dy orë sot për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Ata u kthyen mbrapsht pas dy orë pritje, pasi që stafit mjekësor që po kryen vaksinimin i ka përfunduar orari i punës.

Një sinjalizues që ka qenë duke pritur aty nga ora 18:00 tha për Sinjalin se nuk arriti që të imunizohet sot kundër koronavirusit.

“Po, na kthyen të gjithëve. 40 persona. Na thanë ka mbaruar orari i punës. Do të provojmë prapë nesër”, tha ai për Sinjali./Gazeta Sinjali/