image Prishtinës i largohen dy futbollistët e njohur

Futboll

Prishtinës i largohen dy futbollistët e njohur

news image

Vazhdojnë largimet e futbollistëve te FC Prishtina. Pas Ardit Hilës, skuadra kryeqytetase njoftoi largimin e Labinot Ibrahimit dhe Ergyn Ahmetit.

Të dy lojtarët ishin të rëndësishëm për klubin në rrugëtimin e tyre drejt triumfit në Kupën e Kosovës.

FC Prishtina dje publikoi një foto ku shihej futbollisti Muharrem Jashari, i cili ka ardhur nga Trepça’89, si përforcim për klubin në parakualifikimet për Evropa Ligë.

Ky është postimi i plotë:

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159190677998538

/Gazeta Sinjali/