image Prishtinë: Tentuan të grabisin nën kërcënimin e armës, por hajnat u nisën nga kishin ardhur

Siguri

Siguri/ Prishtinë: Tentuan të grabisin nën kërcënimin e armës, por hajnat u nisën nga kishin ardhur

news image

Policia njofton për një ‘tentim grabitje’ që ka ndodhur dje në Prishtinë. Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, aty kishin shkuar katër persona dhe nën kërcënimin e armës kishin tentuar të kryenin vjedhje.

Pasi të dyshuarit nuk kishin arritur të grabisnin asgjë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të arrestuar, policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Prishtinë, 19.05.2020 – 03:20. Viktima mashkull  ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës aty kishin shkuar katër persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës kishin tentuar të grabisin. Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/