image Prishtinë: Policët hyjnë nëpër lokale, qytetarët nuk i respektojnë masat e reja

Kosovë

Prishtinë: Policët hyjnë nëpër lokale, qytetarët nuk i respektojnë masat e reja

news image

Sot kanë hyrë në fuqi masat e marra nga Qeveria Hoti, ku njëra prej tyre është edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00.

Kurse, në rrugët e Prishtinës po shihet se ka një qarkullim të madh të veturave.

Për të parandaluar këtë situatë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë edhe në disa kafiteri të Prishtinës.

Policia ka ndaluar disa persona në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të cilët nuk i kanë respektuar masat dhe ka inspektuar disa kafeteri që nuk i kanë mbyllur lokalet edhe pse ka kaluar ora 21:00.

Mirëpo, Gazeta Sinjali pak më parë ka siguruar pamje ku shihen se disa nga kafeteritë e Prishtinës janë mbyllur dhe se shumë pak njerëz po qarkullojnë në rrugët dhe sheshet e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/