image Prishtinë/ Një grua sulmon zyrtarin policor

Siguri

Prishtinë/ Një grua sulmon zyrtarin policor

news image

Mbrëmë rreth orës 03:30 te rrethi i Çagllavicës në Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë, ku ngasësja e veturës dyshohej se ishte në ndikimin e alkoolit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, në vendngjarja gruaja ka sulmuar policin duke e goditur në dorë dhe duke ia hedhur telefonin në tokë.

Të dyshuarës është tentuar që t’i bëhet alkotesti, mirëpo e njëjta ka refuzuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ndërkaq policia rastin e ka iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Dëmtim prone”./GazetaSinjali/