image Prishtinë/ Gruaja që u kanos nga bashkëshorti, bashkë me djalin e saj 8-vjeçar dërgohen në strehimore

Siguri

Prishtinë/ Gruaja që u kanos nga bashkëshorti, bashkë me djalin e saj 8-vjeçar dërgohen në strehimore

news image

Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem dhe një shqetësim i shoqërisë kosovare. Edhe më shqetësues është fakti që trajtimi i rasteve të tilla nga organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë lë shumë për të dëshiruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është edhe historia e një nëne në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson se ajo është kanosur nga bashkëshorti i saj më 10 mars të këtij viti, prandaj së bashku me djalin e saj 8-vjeçar janë dërguar në qendrën për strehimin e viktimave të dhunës në familje.

Ata janë larguar nga shtëpia për shkak se ndihen të rrezikuar të jetojnë me të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/