image Prishtinë: Digjen tri vetura nga zjarri i shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave

Sinjalizime

Prishtinë: Digjen tri vetura nga zjarri i shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave

news image

Tri vetura janë djegur mbrëmë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer nga kontejnerët e mbeturinave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se në mesin e veturave është një furgon me targa lokale me pronar shqiptar dhe dy vetura të tjera që në momentin e incidentit ishin të parkuara para Ministrisë së Kulturës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/