image Prishtinasi rrah një 13-vjeçar pasi ia ngacmonte vajzën në vazhdimësi

Siguri

Prishtinasi rrah një 13-vjeçar pasi ia ngacmonte vajzën në vazhdimësi

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të mitur në afërsi të shkollës ‘Zenel Hajdini’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 41-vjeçari dyshohet se ka sulmuar të miturin duke e tërhequr me forcë për krahu dhe si pasojë i ka shkaktuar atij lëndime trupore.

Si pasojë e sulmit, 13-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se motivi që dyshohet se shtyu burrin të bëjë këtë veprim, është pasi i mituri dyshohet se ka ngacmuar vazhdimisht vajzën e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

/GazetaSinjali/