image Prishtinasi i infektuar me COVID-19 del në qytet, kapet nga policia

Siguri

Prishtinasi i infektuar me COVID-19 del në qytet, kapet nga policia

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person të dyshuar i infektuar me koronavirus në lagjen Veternik të Prishtinës, rreth orës 23:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpi të tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 10.11.2020 – 23:30. Njësia policore ka informuar se ka ndaluar të dyshuarin m/k, i cili ishte i infektuar me virusin covid 19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është përcjellë në shtëpinë e tij dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

/Gazeta Sinjali/