image Prishtina synon që formën e mirë ta kurorëzojë nesër me fitore

Futboll

Prishtina synon që formën e mirë ta kurorëzojë nesër me fitore

news image

Nesër do të vazhdojë java e 23-të në Superligën e Kosovës me tri ndeshje që do të jenë në program.

Ballkani e pret Drenicën, Trepça’89 do t’i shkojë Gjilanit, kurse në “Fadil Vokrri” do t’i masin forcat Prishtina dhe Ferizaj.

Kryeqytetasit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores bindëse në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Drenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Fitorja është shumë e rëndësishme për të përzgjedhurit e Armend Dallkut nëse kërkojnë të jenë ende në lojë për titullin kampion./Gazeta Sinjali/