image Prishtina para ndeshjes kundër Barcelonës bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Sporte të tjera

Prishtina para ndeshjes kundër Barcelonës bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit

news image

Mabetex Prishtina të premten do të përballet me Barcelonën në futsall.

E kjo skuadër para udhëtimit të tyre për këtë ndeshje të madhe, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra prishtinase tha se e vlerësojnë kontributin e Vokrrit, pasi që ka qenë edhe njëri nga akterët kryesor për pranimin në UEFA dhe FIFA.

Imazhi mund të përmbajë: lule, bimë, pemë dhe jashtë
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

Njoftimi i plotë:

Para nisjes për ndeshjën më të rëndësishme për klubin tonë, kemi bërë homazhe tek varri i ish-presidentit z. Fadil Vokrri. Ne vlersojmë lartë kontributin dhe punë e tij për futbollin e vendit tonë duke qenë akteri kryesor për pranimin në UEFA dhe FIFA.Një jetë, një Prishtinë

/Sinjali Sport/