image Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, komunat që shënuan më së shumti raste të reja me koronavirus

Shëndetësi

Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, komunat që shënuan më së shumti raste të reja me koronavirus

news image

Komuna e Prishtinës, Ferizajt dhe ajo e Gjilanit, kanë shënuar më së shumti raste të reja me koronavirus gjatë ditës së sotme.

Prishtina ka shënuar 78 raste të reja, Gjilani 28 dhe Ferizaj 21 raste.

Nga 203 rastet e reja, 127 prej tyre janë nga këto tri komuna, pjesa tjetër vijnë nga komunat e tjera, teksa Komuna e Shtërpcës, sonte ka regjistruarin të infektuarin e parë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce”, shkruan IKSHPK-ja./ Gazeta Sinjali/