Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar edhe 188 raste të reja dhe janë shënuar 12 viktima si pasojë e koronavirusit.
Komuna me më së shumti raste pozitive është Prishtina, ku brenda 24 orëve të fundit u shënuan 28 raste me koronavirus.
27 raste u konfirmuan në kryeqytet dhe 1 në Mramor, shkruan Gazeta Sinjali.
Që nga fillimi i pandemisë, në Prishtinë janë konfirmuar gjithsej 3 mijë e 302 të infektuar me koronavirus, prej tyre 1 mijë e 862 janë shëruar.
Po ashtu, Prishtina është e para edhe për nga numri i viktimave, ku deri sot 44 persona nga kryeqyteti nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Kryesisht mosha e të vdekurve është mbi 74 vjeç.
Betejës me koronavirus nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë edhe moshat e reja. Mosha më e re e të vdekurve nga koronavirusi në Prishtinë është 15-24 vjeç./Gazeta Sinjali/