image Prishtina e kryen punën në ndeshjen e parë, fundoset Drenica

Futboll

Prishtina e kryen punën në ndeshjen e parë, fundoset Drenica

news image

Skuadra e Prishtinë është rikthyer me fitore bindëse pas 3 muajve pushim për shkak të pandemisë.

Ata e kanë mposhtur me rezultat të thellë prej 3:0 skuadrën e Drenicës në ndeshjen e parë në kuadër të “Kupës së Kosovës”, transmeton Gazeta Sinjali.

Golat për Prishtinën i shënuan Januzi x2 dhe Korenica. Me këtë fitore Prishtina vetëm se është një hap në finale.

Drenica duhet të shpresoj për mrekulli në ndeshjen e kthimit në Skenderaj./Gazeta Sinjali/