image Prindërit në Prishtinë e rrahin djalin 20-vjeçar, dyshojnë se ua vodhi 50 euro

Siguri

Prindërit në Prishtinë e rrahin djalin 20-vjeçar, dyshojnë se ua vodhi 50 euro

news image

Përveç grave që janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, shpesh konfliktet lindin edhe mes prindërve me fëmijët dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Abdurrahim Buza”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sherri ka nisur mes prindërve dhe djalit të tyre, të cilin e kanë akuzuar se ua ka marrë një shumë të të hollave prej 50 euro, pa dijeninë e tyre. Kjo i bëri ata që ta sulmojnë të birin 20-vjeçar, duke e goditur nëpër pjesët e trupit.

Pasi Policia mori informacionin, dy prindërit e dyshuar u arrestuan dhe të njëjtit u dërguan në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, kanë nisur hetimet për veprën “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/