image Prindërit e shkollës “Naim Frashëri” kërkojnë të arrihet marrëveshje për fillimin e mësimit

Prindërit e shkollës “Naim Frashëri” kërkojnë të arrihet marrëveshje për fillimin e mësimit

news image

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre. Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve të shkollës Vlora Vokshi tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke u neglizhuar mirëqenia e tyre respektivisht e ardhmja e Kosovës.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë e SBASHK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tanë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjes po neglizhohet mirëqenia fëmijëve tanë, respektivisht e ardhmja e Kosovës. Përmes kësaj proteste, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe sa më shpejtë të bëhet zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cënuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”, tha ajo.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve, Merita Sogojeva për KosovaPress tha se arsyeja e protestës është mos fillimi i mësimit që është një shqetësim i madh për prindërit dhe përmes protestës, sipas saj, po mendojnë se mund të bëjnë diçka pasi pasojat tek fëmijët janë të mëdha.

“Arsyeja është për mos fillimin e mësimit që një muaj që është dashur të fillojë. Nuk ka asnjë përgjigje nga dy palët as nga SBAShK-u as nga Qeveria. Ndoshta arrimë diçka me mundësitë tona aq sa mund të bëjmë diçka0:36. Kërkesa është vetëm fillimi i mësimit edhe i lusim që të gjejnë një zgjidhje që fëmijët të jenë në bankat shkollore.0:50 Pasojat janë se çdo pyetje e fëmijës është kur do filloj mësimi dhe pse në  shkolla po mbahen greva dhe jo mësimi.1:18. Fëmijët do të kenë shumë pasoja, edhe viti i kaluar ka qenë kështu, me 27 shtator ka filluar mësimi për shkak të grevave sot përsëri është 27 shatori dhe mësim nuk ka”, tha ajo.

Ajo shpreson që fëmijët të kthehen në bankat shkollore që ta dinë vendin e tyre dhe jo nëpër protesta sikurse jemi sot. Gjithashtu Sogojeva tha se do jetë e vështirë për fëmijët por edhe për mësimdhënësit humbja e mësimit.

“Është vështirësi më e madhe si për fëmijët ashtu ka me qenë edhe për mësimdhënësit sepse shumë prej aktiviteteve shumë prej mësimeve janë prapa. Do të kenë vështirësi dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur të jenë në bankat shkollore.2:06. Shumica e prindërve janë që të mos zëvendësohen orët e humbura por nuk munden pa i zëvendësuar orët për të arritur atë se çfarë kanë humbur”, u shpreh ajo.

Kurse Burim Xheladini babi i një vajze në klasë të shtatë ka dalur në protestë për të  shprehur pakënaqësitë e tij dhe e konsideron një humbje të madhe dhe është e vështirë që fëmijët të kompensojnë mësimin e humbur.

“Kemi ardhur sot në protestë që të shprehim pakënaqësitë e mos fillimit të shkollës, humbje e madhe për fëmijët që është e vështirë të kompensohet gjatë vitit shkollor. Nuk ka kundërshtime për plotësimin e kushteve të mësimdhënësve por qëllimi ynë është me i pas fëmijët në shkollë.6:25. Po ndikon shumë keq sepse ata nuk e kuptojnë rëndësinë e grevës, ata duan të jenë në shkollë. Çdo ditë bëjnë pyetje se kur do të fillojë mësimi.6:43. Fëmijët e kanë menduar dhe analizuar një pushim që është normal tani kjo ka filluar të bëhet e tepërt”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk zëvendësohen do të ketë ndikim sepse do të ketë  ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen edhe nëse zëvendësohen nuk janë orët kualitative. Xheladini nuk ishte kundër kërkesave të mësimdhënësve por ai u shpreh se duhet ta ndërrojnë metodën e protestës.

“Nëse nuk zëvendësohen ka me pasur ndikim sepse ka me pasur ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen. Edhe nëse zëvendësohen nuk janë orë kualitative sikur do të ishin mbajtur me kohë.7:45. E drejta për të kërkuar kushte më të mira duhet të jetë gjithmonë, nuk do të thosha që është mënyra më e mirë kjo. Le të provojnë mësimdhënësit le të bëhen më kreativ, le të gjejnë metoda të tjera të protestimit. Kjo është metoda më e lehtë me protestu, mos me mbajt mësim është më së lehti. Me mbajt mësim edhe me protestu është vështirë, ata të gjejnë metoda kreative të bëhen më interesant për Qeverinë në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët:, tha ai.

/GazetaSinjali/