image Princi George 'paralajmëron' shokun e klasës: Babai im do të jetë mbret, bëj kujdes

Botë

Princi George ‘paralajmëron’ shokun e klasës: Babai im do të jetë mbret, bëj kujdes

news image

Ai mund të jetë vetëm nëntë vjeç, por djali i Princit William dhe Kate Middleton i ka pushtuar kryetitujt e gazetave pas një debati që kishte me një nga shokët e klasës.

Autorja e shkrimeve për Familjen Mbretërore, Katie Nicholl, në librin e saj të ri “The Neë Royals” ka treguar se Princi George gjatë një debati me një shok të klasës i kishte thënë atij të kishte kujdes, pasi babai i tij do të bëhej mbret.

Nicholl në këtë libër shkruan po ashtu se Princi George dhe vëllezërit e motrat e tij – Princesha Charlotte (shtatë vjeç) dhe Princi Louis (katër vjeç) – po rriten duke e kuptuar monarkinë si “ndjenjë detyre”, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Ajo thotë se derisa George i është thënë se një ditë do të bëhet monark, prindërit e tij – Princi dhe Princesha e Uellsit – po përpiqen që të mos e rëndojnë atë me shumë përgjegjësi në moshë kaq të vogël.

“Ata po i rrisin fëmijët e tyre, veçanërisht Princin George duke ja bërë të ditur se kush është ai dhe cili është roli që do të trashëgojë, por ata janë të prirur që të mos i rëndojnë me ndjenjën e detyrës. George e kupton se një ditë do të bëhet mbret dhe si një djalë i vogël që fjaloset me miqtë në shkollë njërit prej tyre i tha ‘Babai im do të jetë mbret, kështu që më mirë bëj kujdes’”, tha autorja.

Autorja e këtij libri – ku flitet për Familjen Mbretërore, Mbretëreshën Elizabetë dhe trashëgiminë e saj – ka zbuluar se Kate Middleton i pëlqen teknikat e prindërimit të përdorura nga Princi Edward dhe Kontesha e Sessexit.

/GazetaSinjali/