image Presioni publik për të dhënë dorëheqje, këtë vendim e ka marrë ministri Zemaj

Presioni publik për të dhënë dorëheqje, këtë vendim e ka marrë ministri Zemaj

news image

Pas vdekjes së pacientëve me koronavirius në Klinikën Infektive, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, bazuar në dyshimet se ka pasur defekt në furnizimin me oksigjen.

Për këtë rast, ka pasur një presion publik nëse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të duhet të jepte dorëheqje.

Zemaj ka thënë se nëse kjo situatë ka ardhur për shkak të neglizhencës së tij, atëherë do ta merrte këtë vendim.

“Nëse është për shkak të neglizhencës së ministrisë, nuk do të hezitoja të jap dorëheqje”, ka thënë Zemaj.  

Megjithatë, Zemaj u shpreh se nuk mund ta marrë këtë vendim për shkak të pakujdesisë së dikujt në klinikat e QKUK-së.

“Nuk mundem të jem përgjegjës nëse dikush kryen akt kriminal për shkak të pakujdesisë, dhe ia merr jetën dikujt tjetër”, ka deklaruar Zemaj në Rtv Dukagjini.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se nëse nuk do të kishte shtretër, respiratorë e mjete të ndryshme atëherë dorëheqja do të ishte vendim i duhur./GazetaSinjali/