image Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen, kaq vjet mbush

Sociale

Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen, kaq vjet mbush

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 40 vjet, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani ka lindur më 17 maj në vitin 1982 në qytetin e Mitrovicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Mitrovicë, kurse Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master dhe studimet e Doktoratës ajo i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, ShBA.

Kujtojmë se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës më 4 prill 2021.

/GazetaSinjali/