image Presidentja Osmani rrëfehet për raportet me Edi Ramën: Ja për çka nuk pajtohemi

Politikë

Presidentja Osmani rrëfehet për raportet me Edi Ramën: Ja për çka nuk pajtohemi

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar raportet e saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo ka thënë se nuk flet për raportet personale të saj me Ramën, pasi vlerësoi se janë të parëndësishme.

“Nuk ka çarje bazuar në raporte ndërpersonale, sepse janë të parëndësishme. Kosova dhe Shqipëria kanë dhe do të kenë raporte vëllëzarore. Ne e përkrahim Shqipërinë kurdo që mundemi, dhe ata na përkrahin neve”, tha Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Ajo e konfirmoi se në Samitin e Pragës nuk është takuar me kryeministrin e Shqipërisë.

“Nuk e kam takuar, sepse fokusi ka qenë ta marrë përkrahjen e shteteve që nuk e kemi akoma. Nuk kam nevojë të bind Shqipërinë që të votojnë pro Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Osmani.

“Sa i përket temave që na ndajnë: jemi pajtuar për të mos u pajtuar për Ballkanin e Hapur. Ka çështje të tjera që thjesht nuk kam nevojë të iu tregojë unë se çfarë qëndrimi ka Shqipëria sepse ai qëndrim është publik. Është publik qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Serbsië. Mund ta gjeni në fjalimet e tij. Është publik ku i quan krimet në Kosovë spastrim etnik, e ato në Bosnjë gjenocid. Qëllimi i Serbisë nuk ka qenë t’i dëbojë kosovarët, por shfarosja e popullit të Kosovës”, tha presidentja Osmani.

“Nëse dikush pavarësisht kush është në Kosovë, Shqipëri apo kudo, thotë se në Kosovë është kryer spastrim etnik, përgjigja jonë është që vetë NATO-ja ka thënë se po ndërhyjnë për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë. E tëra që kërkojmë është të thuhet e vërteta. Kundër popoullit të unë përfaqësoj është kryer gjenocid”, përfundoi ajo.

Ndryshe, as dje e as herave të kaluara ku Osmani bashkë me Edi Ramën ishin nëpër disa samite, ata nuk publikonin fotografi së bashku.

/GazetaSinjali/