image Presidenti iranian paralajmëron fillimin e funksionimit të ekonomive me rrezik të ulët

Botë

Botë/ Presidenti iranian paralajmëron fillimin e funksionimit të ekonomive me rrezik të ulët

news image

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha të dielën se aktivitetet ekonomike “me rrezik të ulët” do të rinisin nga 11 prilli në shtetin e Lindjes së Mesme të prekur më së keqi nga koronavirusi i ri.

Irani është përpjekur për të frenuar përhapjen e sëmundjes së infektive të njohur si COVID-19, por autoritetet janë gjithashtu të shqetësuara që masat për të kufizuar jetën publike për të përmirësuar gjendjen mund të shkatërrojnë një ekonomi tashmë të goditur nga sanksionet.

“Nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha ekonomitë me rrezik të ulëët do të fillojnë aktivitetin nga 11 prilli,” tha Rouhani.

Ministria e Shëndetësisë tha të shtunën se numri i viktimave ka shkuar në 3,452 në mesin e 55,743 persona të infektuar. Shifra ditore është rritur çdo ditë për të paktën 100 raste.