image Presidenti i Atleticos mohon zërat për transferimin e James Rodriguezit

Futboll

Presidenti i Atleticos mohon zërat për transferimin e James Rodriguezit

news image

Ditën e djeshme, emri i James Rodriguez është spekuluar mjaftë shumë nga mediat, pasi që sipas tyre lidhej me një transferim te rivalët e “Los Blancos”, saktësisht te Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të “Goal” thuhej se “operacioni” kishte përfunduar dhe kishin mbetur detajet e fundit për ta përmbyllur transferimin e kolumbianit në “Wanda Metropolitano”.

Mirëpo, presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo i mohoi zërat se James do të transferohet te Atletico duke thënë se ai nuk është në planet e trajnerit Simeone.

“Unë nuk mendoj se James hyn në planet e Atletico Madrid”, ka thënë ai shkurtimisht në një intervistë për “Radio Marca”./Gazeta Sinjali/