image ‘Premtimi’ i Barcelonës ndaj Neymarit për të transferuar atë në këtë verë

Futboll

Futboll/ ‘Premtimi’ i Barcelonës ndaj Neymarit për të transferuar atë në këtë verë

news image

Barcelona thuhej se kishte arritur një marrëveshje verbale me Neymarin në verën e viti të kaluar për të transferuar atë në vitin 2020.

Sipas Mundo Deportivo, Blaugranasit i kishin premtuar brazilianit se atë do të transferonin në këtë verë, vetëm që të mos kalonte te Real Madridi.

Kampioni i La Liga-s ishte në dijeni se Los Blancos po tentonin transferimin e tij, andaj e bllokuan atë me premtimin që të rikthehej në Camp Nou.

Barcelona është e vendosur që të rikthejë 28-vjeçarin në Camp Nou, pas tri sezonesh kur e shiti për 222 milionë euro te Paris Saint-Germain.

Katalunasit do të ofrojnë Antoine Griezmannin ose Ousmane Dembelen në marrëveshje për ta rikthyer Neymarin.