image Premier Liga: Chelsea fiton në 'sete', Arsenali dëshpëron sërish

Futboll

Premier Liga: Chelsea fiton në ‘sete’, Arsenali dëshpëron sërish

news image

Kanë përfunduar tri duelet e zhvilluara në Premie Ligë nga ora 16:00.

Chelsea ka fituar me festival golash ndaj Southamptonit si mysafir, teksa Arsenali është njoftuar me humbjen e dytë radhazi në Premier Ligë, shkruan Sinjali Sport.

“Blutë” fituan me rezultat 6-0 ndaj Southamptonit, duke u ‘shfryrë’ pas humbjes ndaj Real Madridit në mesjavë.

Për të kaltrit, realizatorët ishin Mount e Werner me nga dy gola, dhe nga një gol i Alonsos dhe Havertz.

“Gunners” ndërkohë kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në kompeticion, duke humbur tani në shtëpi ndaj Brighton me rezultat 2-1.

Londinezët ishin në disavantazh prej dy golave, të realizuara nga Leandro Trossard dhe Enock Mwepu, vetëm përpara se Odegaard të ngushtonte epërsinë më vonë, por që ishte goli i fundit i realizuar i ndeshjes.

Ndërkohë në sfidën e tretë, Leeds ka fituar me rezultat 3-0 si mysafir ndaj Watford.

/GazetaSinjaliSport/