image Prej orës 11:00, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” pa ujë

Sociale

Prej orës 11:00, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” pa ujë

news image

Nga ora 11:00 banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, kanë mbetur pa ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili ka thënë që shkaktar për ndërprerjen e ujit është prishja e një gypi.

Ai ka dërguar edhe fotografi të gypit.

Ndërsa për këtë ndërprerje ka lajmëruar edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina.

/GazetaSinjali/