image Posedonin armë dhe kokainë, prangosen dy persona në Deçan

Siguri

Posedonin armë dhe kokainë, prangosen dy persona në Deçan

news image

Policia e Kosovës sot rreth orës 14:20 deri sa ka qenë në patrullim në rajonin e Deçanit, ka arrestuar dy persona me inicialet E.K. dhe A.D., të cilët kanë poseduar armë dhe kokainë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar pas ndalimit të automjetit Audi pa targa, që është nën pronësinë e E.K.

Kurse, pas kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar 14 qese të vogla me substancë narkotike e dyshuar kokainë me peshë 4.1 gram, një pistoletë me një karikator dhe një fishek 7.65 mm dhe 2000 euro paratë gatshme.

Tutje policia ka njoftuar se i dyshuari i parë me inicialet E.K. është person i njohur për policinë, i cili merret me kultivim dhe posedim të narkotikëve.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

May be an image of car and outdoors
No photo description available.
No photo description available.

/Gazeta Sinjali/