image Portieri i talentuar kosovar që pritet të testohet në Austri

Futboll

Portieri i talentuar kosovar që pritet të testohet në Austri

news image

Futbolli kosovar po vazhdon të prodhojë talentë të mëdhenj dita e ditës, me të tillë që kanë potencial të luajnë në skuadra të mëdha evropiane.

Tashmë janë lojtarë të shumtë që karrierën e kanë nisur në “baltën” e Kosovës, por që tani luajnë në top pesë divizionet më të mira të Evropës, si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Arbër Zeneli, Edon Zhegrova e të tjerë.

E një i tillë që po synon të depërtojë në Evropë është edhe një portier i talentuar i klubit futbollistik Ramiz Sadiku.

Bëhet fjalë për të riun Lenars (Arsim) Namani, i lindur më 07.06.2008, i cili është është pjesë e skuadrës U15A, por talenti i tij ka bërë që ai tash e disa muaj të marrë ftesë nga trajneri i skuadre U19 të Ramiz Sadikut, Fillim Guraziu.

Lenarsi është pajisur me leje speciale dhe është paraqitur për skuadrën U19 të Ramiz Sadikut në Superligën e Kosovës.

Talenti i Namanit ka rënë në syrin edhe të skuadrave ndërkombëtare, ku gjatë muajit korrik të vitit 2022, ka qenë për prova në qytetin e Winterthurit në Zvicër, ne ‘’Akademinë e Futbollit Bruno Sutter ne Axa Arena’’, me ftesë të trajnerit George Graf.

Graf ka qenë i kënaqur me Lenarsin gjatë testimeve ë Zvicër, ku e ka pajisur me një rekomandim ku flet për cilësitë e tij duke theksuar se ka një të ardhme të mirë.

Namani ka treguar se ka dy vite që është pjesë e klubit të Ramiz Sadikut, dhe shpreson që në të ardhmen të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ëndrra e Lenarsit është që ta vazhdoj karrierën te skuadrat e mëdha evropiane, ku klubi i tij i preferuar është Barcelona.

Trajneri i portierëve te Ramiz Sadiku, Lirim Hajdini, ndërkohë ka deklaruar se qysh në fillim kanë vërejtur talentin që ka Lenarsi, dhe pret nga ai që shumë shpejt të jetë portier i parë i klubit, pasi është shumë punëtor dhe ka cilësi shumë të mira.

Puna e Lenars Namanit, ka bërë që ai të merr ftesë dhe të stërvitet tash e disa muaj edhe me gjeneratën U19, nën drejtimin e trajnerit Fillim Guraziu.

Guraziu  ka thënë se arsyeja pse e ka ftuar Namanin në skuadrën e tij, është pasi ka vërejtur se Lenarsi ka të gjitha cilësitë që i duhen një portieri.

‘’Mas pari ato që i duhen një portieri Lenarsi i posedon, e ka gjatësinë, e ka fleksibilitetin, teknikisht është i mirë dhe një punëtor mjaft i madh’’, ka deklaruar Guraziu pët IndeksOnline.

Ai ka shtuar se nëse Namani vazhdon me këtë ritëm dhe punën që po e bën beson se do të ketë të ardhme të ndritur.

Guraziu thotë se pavarësisht se ka shumë talenta te klubi i Ramiz Sadikut, ata janë të brengosur se futbollistët e tyre nuk po marrin ftesa të luajnë te grupmoshat e ndryshme të Përfaqësueses së Kosovës.

Ai beson që këta fëmijë e meritojnë të jenë pjesë e Kosovës pasi në të gjitha gjeneratat, ku thotë se klubi i Ramiz Sadikut është shpallur kampion ose nënkampion, dhe është klubi i cili ka nxjerr shumë talenta ndër vite.

/GazetaSinjaliSport/