image Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë maska dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues

Kosovë

Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë maska dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar donacion nga Polonia prej 100 mijë maskave dhe 10 mijë e 350 litra dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore.

Sipas njoftimit për media, ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19”, thuhet në njoftim.