image Policja franceze vdes pasi u sulmua me thikë në stacion policor

Evropë

Policja franceze vdes pasi u sulmua me thikë në stacion policor

news image

Një police në Francë është goditur për vdekje gjatë një sulm me thikë në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit. 49-vjeçarja u sulmua me thikë në qafë.

E gjithë ngjarja ndodhi derisa ajo ishte duke hyrë në stacionin policor, kur sulmuesi 36-vjeçar iu hodh në qafë dhe e sulmoi me thikë.

I dyshuari, i cili raportohet se erdhi në Francë nga Tunizia vite më parë, u qëllua nga policët e tjerë dhe vdiq më vonë në spital.

/GazetaSinjali/