image Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

Siguri

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate

news image

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake.

“Përpos avancimit të shkathtësive, ky trajnim mundësoi edhe shkëmbimin e përvojave, si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaSinjali/