image Policia tregon çfarë gjeti në rrugën që u përgjak dje

Kosovë

Prishtinë/ Policia tregon çfarë gjeti në rrugën që u përgjak dje

news image

Rruga “Muharrem Fejza” në kryeqytet është përgjakur dje nga një konflikt me armë, si pasojë e të cilit dy persona vdiqën ndërkaq 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Policia ka dhënë sot detajet e reja nga konflikti që ua mori jetën Bashkim Mehmetit e Mefail Rafunës, shkruan Sinjali.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq dy të plagosurit, anëtarë të familjes Mehmeti, pasi kanë marrë tretman mjekësor, janë arrestuar nga Policia.

Shkak për konfliktin e përgjakshëm dyshohet të ketë qenë një kontest pronësor, gjë për të cilën dy familjet nuk gjetën mirëkuptim. Fillimisht, konflikti nisi me grushte, për të përfunduar tragjikisht. /Sinjali