image Policia shqiptare në aksion, shkak: Parakalimet e gabuara

Shqipëri

Policia shqiptare në aksion, shkak: Parakalimet e gabuara

news image

Policia Rrugore ka gjobitur 148 drejtues automjetesh për shkak të mos respektimit të rregullave të parakalimit që shkak i tyre ndodhin aksidentet e shumta.

Policia thotë se pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj, shkruan euronews.

Ky është një prej rregullave shkelet masivisht nga shoferët sidomos në rrugën Tiranë-Durrës.

Gjatë vrojtimit të policisë, nuk kanë munguar as gjobat për fikjen e automjetit për shkak të mungesës së karburantit.

/GazetaSinjali/