image Policia sekuestron armë në Skenderaj

Siguri

Policia sekuestron armë në Skenderaj

news image

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri sot në fshatin Prekaz të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, dy persona të dyshuar janë identifikuar, mbi dyshimet e bazuara se në orët e mbrëmjes së 17 tetorit të këtij viti, në shenjë festimi kanë shtënë me armë zjarri. 

“Në cilësi të provave materiale, nga dy të dyshuarit:  E. L., 25 vjeçar dhe A. L., 31 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës janë sekuestruar dy armë zjarri  një ‘pushkë automatike’ dhe një  ‘pistoletë’”, njofton policia.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’ dhe “ Përdorim i armës”./GazetaSinjali/