image Policia raportoi për një rast shantazhi dhe kanosjeje – Sinjali sjell ekskluzivisht emrin dhe detajet e ngjarjes

Ekskluzive

Policia raportoi për një rast shantazhi dhe kanosjeje – Sinjali sjell ekskluzivisht emrin dhe detajet e ngjarjes

news image

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për një rast shantazhi dhe kanosjeje në rajonin e Kamenicës, Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një rast shumë më të rëndë, me elemente të ngacmimit seksual ndaj një të miture.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda prokurorisë konfirmojnë se i dyshuari është Sladjan Jovanoviq, rreth 42-vjeçar, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Soçanicë, në një aksion të koordinuar të njësisë së hetimeve dhe njësisë patrulluese.

Ai dyshohet se gjatë vitit 2023 ka ushtruar presion, shantazh dhe sjellje të papërshtatshme me përmbajtje seksuale ndaj një të miture, rreth 17-vjeçare.

Burimet e Sinjalit po ashtu bëjnë me dije se i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Leposaviq, ku ka qenë prezent edhe avokati i tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, Jovanoviq është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të dokumentuar të gjitha veprimet e dyshuara penale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/