image Policia publikon pamjet e shpëtimit të tre personave nga aksidenti në lumin 'Morava'

Siguri

Policia publikon pamjet e shpëtimit të tre personave nga aksidenti në lumin ‘Morava’

news image

Pjesëtaret e Policisë së Kosovës në Gjilan si dhe një qytetar kanë shpëtuar jetën e tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin Morava pas ishin vetëaksidentuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Njëra nga pasagjeret nuk ka arritur që të mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në Spitalin e Gjilanit.

Policia ka publikuar pamjet se si janë shpëtuar personat e rënë në ujë

“Policia dhe qytetari i kanë nxjerr të gjallë tre të aksidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e vdekur pasagjerja, shtetase e Shqipërisë. Policia me këtë rast falënderon gjestin human dhe shembullor të qytetarit Arben Shabani i cili rrezikoi jetën e tij për ti shpëtuar të aksidentuarit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/

May be an image of nature and body of water