image Policia pengohet nga një 53-vjeçar gjatë intervenimit në një incident në Prishtinë

Siguri

Policia pengohet nga një 53-vjeçar gjatë intervenimit në një incident në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës është penguar gjatë intervenimit në një incident që ka ndodhur për një aksident trafiku në rrugën “Imzot Nikëprelaj”, në Prishtinë. Sinjali mëson se fillimisht një njësi policore në rroba civile ka kërkuar asistim për një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në një aksident trafiku në këtë rrugë.

Pasi një njësi patrulluese i është përgjigjur thirrjes, një zyrtar policor është penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga i dyshuari me inicialet Sh.K., 53-vjeçar.

Policia ka arritur që ta shoqërojë në stacion të dyshuarin dhe palët e tjera të përfshira në rastin e fjalosjes, me ç’rast me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

/GazetaSinjali/