image Policia në Ferizaj gjobit dy persona dhe ua konfiskon patentë shoferët për kohë të caktuar - Sinjali

Policia në Ferizaj gjobit dy persona dhe ua konfiskon patentë shoferët për kohë të caktuar

news image

Sot rreth orës 00:20 të mëngjesit, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në komunën e Ferizajt, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona për tejkalim të shpejtësisë, me ç’rast ka shqiptuar edhe dënime, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacionit nga Policia, 19-vjeçari ka vozitur në 90 km/h, në zonën e kufizimit prej 40 km/h.

Në lidhje me rastin, Policia e ka gjobitur shoferin me 300 euro dhe i ka dhënë 3 pikë negative  si dhe i ka konfiskuar për 6 muaj patent shoferin.

Në të njëjtën rrugë, Policia ka gjobitur edhe një 33-vjeçar me 500 euro gjobë dhe i ka shqiptuar 5 pikë negative si dhe i ka marrë patent shoferin për një vit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin