image Policia ndërpret xhirimet e klipit të Dua Lipës

Bota e Yjeve

Policia ndërpret xhirimet e klipit të Dua Lipës

news image

Kur erdhi puna për të xhiruar klipin e ri, Dua Lipa kapërceu kufizimet e COVID-it dhe doli me disa “rregulla të reja”, shkruan Gazeta Sinjali.

Por jo gjithçka shkoi si duhet, pasi policët bastisën setin e xhirimeve pas ankesave nga vendasit e shqetësuar, shkruan The Sun.
Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet.

Ndërsa atmosfera e punës mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin në të njëjtën mendim me ekipin që po xhironin aty dhe lajmëruan policinë, e cila më pas ndërpreu xhirimet e tyre. /Gazeta Sinjali/