image Policia ndalon 38-vjeçarin në autostradë, ia gjejnë armën e zjarrit në veturë

Siguri

Policia ndalon 38-vjeçarin në autostradë, ia gjejnë armën e zjarrit në veturë

news image

Pothuajse çdo ditë raportohen raste kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, dukuri kjo  që po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit. Një rast i tillë është zbuluar edhe para disa orësh, në hyrje të autostradës, në Veternik, derisa një njësi policore po patrullonte.

Sinjali mëson se një 38-vjeçar u ndalua derisa po lëvizte me veturën e tij, pasi zyrtarët policorë dyshonin se posedon gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 38-vjeçar L.M., zyrtarët policorë kanë gjetur një armë të zjarrit, me disa fishekë, që më pas u konfiskua.

Për shkak të posedimit të armës, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rast dhe të dorëzohet kallëzim penal ndaj të dyshuarit.

/GazetaSinjali/