image Policia me aksion nëpër stacione të autobusëve në Prishtinë (Video)

Sinjalizime

Policia me aksion nëpër stacione të autobusëve në Prishtinë (Video)

news image

Policia e Kosovës po zhvillon disa aksione nëpër stacionet e autobusëve në kryeqytet, për të parë nga afër respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit nga trafiku urban, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët kanë dërguar pamje nga një stacion në Prishtinë, ku shihen disa zyrtarë policorë, të cilët po i ndalojnë autobusët, për të monitoruar se a po i shkelin masat për numrin e udhëtarëve.

Sinjalizuesit njoftuan po ashtu se policia nuk po lejon asnjë udhëtar më shumë sesa që është e paraparë.

E të gjithë ata që i shkelin vendimet, do të gjobiten nga Policia e Kosovës.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesit.

/GazetaSinjali/