image Policia kontrollon dy shtëpi në Vushtrri, prangosen tre persona

Siguri

Policia kontrollon dy shtëpi në Vushtrri, prangosen tre persona

news image

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,“ Kanosje”  dhe “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një kontrolli që Drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës së Jugut, e kreu në mbështetje të njësive NJSO, K9 DHE NJRSh, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe në objektet përcjellëse të tyre, prangat e policisë iu vunë 25-vjeçarit me inicialet K.M., 37-vjeçarit me inicialet T.G dhe 30-vjeçarit me inicialet Rr.G., që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.

Policia njofton se në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe ka sekuestruar:

  • Një armë të shkurtë pistoletë me katër fishekë,
  • një shumë e parave,
  • disa telefona mobilë dhe dëshmi të tjera të transaksioneve bankare.

Veprat për të cilat po dyshohet tre të arrestuarit, sipas policisë, kanë ndodhur kohë më parë në zonën e Vushtrrisë./Gazeta Sinjali/