image Policia konfiskon marihuanë, armë e para në Gjilan e Prishtinë

Raporti/ Policia konfiskon marihuanë, armë e para në Gjilan e Prishtinë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë në dy raste të ndara, gjatë të cilave janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është në kërkim.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 10:00. Raportohet se pas një pune hetimore janë kontrolluar dy lokacione pronë e të dyshuarve meshkujve, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: 1.570 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 570 euro para të gatshme, një armë e kalibrit 7.65 mm, dy fishekë 7.65 mm dhe tre fishekë të AK-47. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje kurse tjetri është në kërkim policor.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan, rreth orës 22:00, me ç’rast u arrestua I dyshuari mashkull, pasi që gjatë kontrollimit në afërsi të tij ku ka qenë duke qëndruar është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.5 gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/