image Policia konfirmon arrestimin e zyrtarëve të PSD-së

Siguri

Policia konfirmon arrestimin e zyrtarëve të PSD-së

news image

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar Dardan Molliqaj dhe shtatë anëtarë të tjerë të PSD-së, përcjell Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se personat e arrestuar kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë,  shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare.

Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë.”, kanë thënë ai për Gazetën Sinjali.

Sipas njoftimit të PSD’së, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça./Gazeta Sinjali/