Një grua në Pejë po kërkohet për veprën penale “vjedhja” .
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin e të dyshuarës, me qëllim arrestim e saj.
Në një postim në Facebook, policia ka publikuar edhe fotografinë e saj.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në postimin e policisë.