image Policia kap shtatë persona me substanca narkotike, vetëm njëri nga të arrestuarit dërgohet në mbajtje

Kosovë

Raporti/ Policia kap shtatë persona me substanca narkotike, vetëm njëri nga të arrestuarit dërgohet në mbajtje

news image

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në pesë raste të ndryshme, pasi që gjatë kontrollit u janë  gjetur sasi të substancave narkotike.

Rasti i pari ndodhi mesnatën e djeshme, rreth ores 01:40 në fshatin Dubravë të Kaçanikut. Aty u arrestua një i dyshuar, në veturën e të cilit policia konfiskoi 8.05 gramë marihuanë. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërkaq rreth orës 11:40 në Ferizaj, policia arrestoi një të mitur, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 6.51 gramë marihuanë. Pas intervistimit në prani të punëtorit për Punë Sociale me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë ishtë në rrugën “Haradin Mekuli” në Lipjan, rreth orës 14:40, ku policia gjatë kontrollit te një i dyshuar gjeti dhe konfiskoi pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

15 minuta më vonë, policia arrestoi tre të dyshuar tjerë në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë, të cilët u kapën duke konsumuar substanca narkotike. Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar sasi të vogla të marihuanës, boks i hekurit dhe brisk. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.   

Kurse rreth orës 18”45 në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ëhstë arrestuar një i dyshuar, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.5 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/