image Policia kap në flagrancë një 24-vjeçar duke ia drejtuar armën një tjetri në Mitrovicë

Siguri

Policia kap në flagrancë një 24-vjeçar duke ia drejtuar armën një tjetri në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës thotë se reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me sekuestrimin e një arme që një person i dyshuar po e ekspozonte ndaj një personi tjetër në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, tha për Gazetën Sinjali se sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut, në kohën kur zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.

“Zyrtarët policorë mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit dhe mospërshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë nën kontroll dhe të arrestojnë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, njoftoi Zahiti.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”. /Gazeta Sinjali/