image Policia kap hajnin që dyshohet se ia vodhi telefonin nga vetura 57-vjeçarit në Gjakovë

Siguri

Policia kap hajnin që dyshohet se ia vodhi telefonin nga vetura 57-vjeçarit në Gjakovë

news image

Çdo ditë raportohet për vjedhje që ndodhin nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, ku shpesh herë cak janë edhe qytetarët që përballen me hajnat, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i vjedhjes ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Fadil Nimani’ në Gjakovë, ku një person ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur telefonin.

Sinjali mëson se 57-vjeçari e kishte lënë telefonin në veturën e tij të cilën e kishte parkuar në rrugë.

Por vetura e tij u vu në shënjestër nga një person, i cili përmes dritares së veturës, arriti që t’ia vjedh telefonin 57-vjeçarit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ankuesi ka arritur që ta vërej pjesërisht personin e dyshuar si dhe me ndihmën e kamerave të sigurisë që vëzhgojnë zonën ku u krye vjedhja, ai më pas u identifikua dhe u arrestua nga Policia.

33-vjeçari që u arrestua u shoqërua në Stacion Policor për t’u intervistuar nga hetuesit, e më pas me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/