image Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 400 gjoba nga 8 marsi për mos përdorim të rripit të sigurisë

Siguri

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 400 gjoba nga 8 marsi për mos përdorim të rripit të sigurisë

news image

Policia e Kosovës që nga 8 marsi deri të enjten ka shqiptuar 2 mijë e 446 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim i rripit të sigurisë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, këto gjoba janë shqiptuar në kuadër të operacionit “Roadpol – Rripi i Sigurisë”, i cili ka të bëjë lidhur me ngritjen e sigurisë rrugore.

“Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë, njoftoheni se nga data 08-11, ka shqiptuar 2446 gjoba për kundërvajtjen ‘mos përdorim të rripit të sigurisë’”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se ky operacion do të vazhdojë të kryhet në të gjithë vendin me qëllim të parandalimit të aksidenteve./Gazeta Sinjali/