image Policia jep detaje për vdekjen e 7-vjeçares në Prishtinë

Kosovë

Policia jep detaje për vdekjen e 7-vjeçares në Prishtinë

news image

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur dje në Prishtinë. Ajo dyshohet se pas përkeqësimit të gjendjes gjatë trajtimit mjekësor në një ordinancë private, nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24-orësh, ku ka bërë të ditur se për rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.

 “Prishtinë 04.08.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë një ekzaminimi. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa tre dëshmitarë meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar dje se me kërkesë të Policisë së Kosovës, Inspektorati Shëndetësor ka kryer inspektim në institucionin shëndetësor privat “CT Scaner”.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se inspektorati ka marrë deklaratat e e mjekëve të ndërrimit, sipas të cilëve kur pacientja kishte arritur në emergjencë, ka qenë pa shenja jete./GazetaSinjali/