image Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në veri të vendit

Siguri

Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në veri të vendit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion të Doganës në asistim me Policinë e Kosovës në fshatin Rudine të Zveçanit, në kërkim të prodhuesve ilegalë të kriptovalutave.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka thënë se nga ky rast nuk ka të lënduar.

Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes, Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”, tha Hoti.

Ndryshe, ky aksion u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me armë automatike afër tyre.

Mirëpo siç mëson Sinjali, përkundër të shtënave dhe zvarritjes në lëshimin e urdhëresave, aksioni policor ka vazhduar dhe në vendin ku dyshohej për prodhimin e kriptovalutave, është zbuluar laborator droge.

/GazetaSinjali/